Vdes 90-vjeçari, ishte infermier i mjekësisë në Fushë Kosovë

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare, Ali Osmani, i cili ishte infermier i mjekësisë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, Osmani në vitin 1960 filloi punën si i vetmi infermier i mjekësisë në fshatin e tij në Sllatinë, pastaj vazhdoi edhe për tetë fshatrat tjera për rreth.

Vdes 90-vjeçari, ishte infermier i mjekësisë në Fushë Kosovë

“Infermieri Ali Osmani ofroi punë e shërbime pa përtesë kurse që nga viti 1970 kur ndërtohet ambulanca në fshat, ai krijoi emër dhe mori një epitet të pa kontestueshëm si një nga infermierët më të zotët dhe më i respektueshmi në këtë trevë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *