A e dini se kjo Sure ka vIerën e 1/3 së Kur’anit !





A e dini se brenda 1 minuti mund te beni Kur’anin hatme (lexoni te terin)? Kaptina Ihlas e ka vlerën e 1/3 së Kur’anit.Transmetojnë Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a.të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.:“Tubohuni (afrohuni), sepse do t’jua lexoj 1/3 e Kur’anit”.Kur njerëzit u tubuan,i Dërguari a.s. doli para masës dhe lexoi:(Kul huvallahu ehad…), pastaj hyri brenda,kurse ne shikuam njëri-tjetrin me habi dhe thamë:I Dërguari i Allahut na tha se do të na lexonte 1/3 e Kur’anit dhe tha se ky njoftim i kishte ardhur nga qielli?!–thotë Ebu Hurejra.



Pas pak kohe, vazhdon ai, i Dërguari i Allahut doli prapë dhe na tha: “Unë ju thashë se do t’jua lexojë 1/3 e Kur’anit, pra dijeni se kjo (kaptina El-Ihlas) është sa 1/3 e Kur’anit”.-Transmeton Buhariu nga Ebu Seid el Hudriu r.a. të ketë thënë:“U tha Resulullahi s.a.v.s shokëve të vet:“A mund ta lexojë dikush prej jush 1/3 e Kur’anit për një natë”.Ishte kjo një gjë e vështirë për ashabët, të cilët i thanë: O i Dërguar i Allahut, cili prej nesh mund ta përballojë këtë, për se i Dërguari a.s. u tha:“Kul huvallahu ehad…” është 1/3 e Kur’anit”




Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi me sened të saktë nga Aishja r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut dërgoi njërin prej shokëve të vet si kryesues të një ekspedite vëzhguese, i cili gjatë qëndrimit në terren, shokëve të vet në çdo namaz ua këndonte kaptinën “El-Ihlas”, me të cilën po ashtu edhe përfundonte namazin.Kur u kthyen në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit a.s., për se ai u tha:“Pyeteni shokun tuaj përse ka vepruar kështu?”Kur e pyetën shokun e vet përse kishte vepruar kështu, ai u përgjigj:E dua këtë sure, meqenëse në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit, dhe për këtë arsye e fal namazin me të.Atëherë i Dërguari i Allahut u tha atyre:“Shkoni e thuani shokut tuaj se edhe Allahu xh.sh. e do atë.” Ndërsa në një rivajet tjetër nga Enesi r.a. citohet të ketë thënë:“Dashuria ndaj saj do të të fusë në Xhenet”



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *