l harruar në një fshat të humbur, ndërron jetë mes skamjes dhe m jerimit gjeniu shqiptar i matematikës





I harruar në një fshat të humbur, ndërron jetë mes skamjes dhe m jerimit gjeniu shqiptar i matematikës

Ai ishte një gjeni matematike dhe në një shoqëri tjetër mund t’i kishin ofruar shumë, por iku nga kjo jetë si një endacak.

Bëhet fjalë për Fatmir Rrokajn nga fshati Varibop i Mallakastrës, i cili mund të bënte veprime matematikore deri në 20 shifra.




Ai ka ndërruar jetë sëfundmi duke u dërguar në jetën e përtejme, ndërsa pas mbeti një shans i humbur për të, por edhe për shoqërinë.

Ai spikati që i vogël për dhuntitë e veçanta në shkencat ekzakte dhe sidomos në matematikë duke i çuditur edhe mësuesit e tij.

Por, mungesa e përkujdesjes nga shteti, familja dhe shoqëria bëri që një talent i tillë të kthehej në një personazh me të cilin dëfreshëshin bashkëmosharët dhe banorët e fshatit.Në një video të filmuar disa vite më parë në fshatin e tij duke momenti kur Fatmiri bën me mëndje veprime matematikore ashtu si një makinë llogaritëse. Kjo është e vetmja video që ka mbetur prej tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *