l ngriti avionët Greki, vjen paralajmërimi i fortë i Erdoganit: Je futur aty ku nuk del dot





I ngriti avionët Greki, vjen paralajmërimi i fortë i Erdoganit: Je futur aty ku nuk del dot

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër për stërvitjen ushtarake greke pranë vendit ku Turqia po bën shpime në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.




Sipas Euronews, Erdogan tha gjatë një fjalimi se se Greqia është duke rrezikuar “sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e ka zhytur Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të dalë”.




Autoritetet greke e kishin bërë të qartë se forca detare dhe ajrore greke do të zhvillonte ushtrime ushtarake duke filluar nga e marta. Ndërkohë, Gjermania po rrit përpjekjet diplomatike për të parandaluar tensionet mes dy rivalëve rajonale, të cilat po përshkallëzohen rrezikshëm.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *