lku ta punonte tokën me traktor, shqiptarit i buzëqesh fati dhe gjen thesarin e madh: Ja sa janë





Iku ta punonte tokën me traktor, shqiptarit i buzëqesh fati dhe gjen thesarin e madh: Ja sa janë

Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.

Në një intervistë për Report arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.




“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një varr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit. Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu Maringlen Meshini.




Edhe banori i fshatit ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht nga ai, duke treguar se pllakën e va rrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.

Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme, krej rastësisht nga Kuçi, i cili ka lajmëruar menjëherë për gjetjet, brenda varrit të lashtë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *