Bëhet nuse në moshen 53 vjeçe : Bëhet dasmë edhe në pleqëri! Miranda tregon si nuk lëvizi për dy vite nga shtrati: Aty kuptova dashurinë e burrit, më lau e shplau si fëmijë…





Rubrika “ Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një surprizë mjaft të bukur që gruaja i bëri bashkëshortit të saj. Miranda është 53 vjeç dhe kur është martuar me bashkëshortin e saj nuk ka veshur fustanin e bardhë. Në studio, ajo gjithashtu tregoi se ata nuk kanë as edhe një foto sëbashku.




Prandaj ditën e sotme, në program ajo vjen e veshur si nuse dhe kjo surprizë befason burrin e saj, i cili shprehet se bëhet dasëm edhe në pleqëri. Miranda e falenderoi burrin e saj, që është kujdesur për të ditë dhe natë gjatë periudhës së vështirë që ajo ka kaluar si pasojë e aksidentit.
Sali: Bëhet edhe dasma në pleqëri! Miranda: I dashur Sali, tani unë kam për të të dashur edhe më shumë se sa të kam dashur, se këtu ta kam parë dashurinë më të madhe. 2 vjet në krevat që më ke bërë një shërbim të paparë. Më ke larë më ke shpëlarë si një fëmijë. Ti për mua ke qenë si një nënë, se nëna ka patur për detyrë një vit të më bëjë shërbim, pastaj kam ecur vetë me këmbët e mia, por ti më ke bërë 2 vjet e 6 muaj, se dhe 6 muaj shtesë mbas operacionit kam mbetur në krevat, më ke bërë shërbim ti. Aty është parë dashuria jote e vërtetë. Per me teper shikoni videon e plote me poshte>




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *