Sa e trishtë / Spitali I Mundësoi Ecjen, Ja Si Ia Shpërblen 7-Vjeçarja





Sa e trishtë / Spitali I Mundësoi Ecjen, Ja Si Ia Shpërblen 7-Vjeçarja

Shumë njerëz mendonin se Addie Bryan nuk do ecte kurrë por falë mjekëve në spitalin Texas Scottish Rite, ajo tani mund të vrapojë.
Dhe vajza e vogël gjeti një mënyrë për ti falënderuar duke i dhënë një donacion prej 19.500 dollarë. 7-vjeçarja e ftuar në Good Day tregoi historinë e saj dhe sesi i nisi ideja për të grumbulluar paratë. Addie lindi me sindromën e Larsen, një çrregullim i rrallë që ndikon në zhvillimin e eshtrave. Legeni i saj ishte dislokuar, gjunjët e kthyera mbrapa dhe këmbët e shtrembra.




Vajza iu bëri terapi që kur lindi dhe falë kujdesit mjekësor tani ecën. Dhe dhurimi i parave ishte një mënyrë për ti thënë faleminderit spitalit që i mundësoi të ecë dhe të vrapojë përsëri. Vajza premtoi se do paguante spitalin për kujdesin që i bënë. Ajo doli në një cep rruge në Dallas me një pankartë ku kërkonte donacione.
“Për ditëlindjen time, unë dua të mbledh 8.000 dollarë për spitalin e fëmijëve “Scottish Rite””-shkruhej në pankartë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *