SkandaI/ Greqia bën presion: Shqipëria të ndryshojë Iibrat e Historisë dhe Gjeografisë!





Akuza të forta i kanë ardhur Shqipërisë nga Greqia e cila deklaron e se nuk po zbaton marrëveshjen për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të histories. Sipas shtetit fqinj vendi ynë po vazhdon të kultivojë, ‘Irredentizëm’.

Eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis e ka ngritur këtë shqetësim deri në Komisionin Evropian.

Ai ka deklaruar se në 2018-n, palët u dakordësuan që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”. Pa përjashtuar ilustrimet, hartat, fotot etj.




Eurodeputeti grek ka thënë se kjo kërkesë do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keq-informohen.

Madje ai ka rikujtuar se ndryshimet në librat e historisë dhe gjeografisë duhet të hynin në fuqi në shtator të 2019.

Ndërsa sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për këtë temë dhe akzuon shtetin shqiptar se ka refuzuar rregullisht kërkesat e Athinës për informacion lidhur me këtë tematikë.




Kefalogiannis ka kërkuar nga KE që të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Shqipërisë për të përmbushur këto kërkesa dhe të heqë nga librat, sipas tij, “tendencat irredentiste kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Evropian”.

Bëhet e ditur se shqetësimi i Athinës lidhet kryesisht me përdorimin e terminologjisë, komenteve dhe përcaktimeve gjeografike dhe territoriale të Çamërisë në librat e historisë dhe të gjeografisë shqiptare. Ndërsa Greqia prej vitesh kërkon që Shqipëria të ndryshojë këto tekste.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *