Digjet Libri i Shenjte Kurani, në Malmo pIasin protestat/ Qytetarja: Në Shqipëri bëhen poshtërsira, njerëzit rrinë në kafe





Djegia e një kurani nga ekstremistët e së djathtës është bërë shkak për shpërthimin e zemëratës ndër besimtarët myslimanë në Malmo të Suedisë.

Protesta masive kanë pushtuar vendin ndërsa kërkohet e drejta për gjestin e rëndë kryer ndaj besimit fetar e besimtarëve. Të paktën 300 persona dolën në rrugët e qytetit për të manifestuar për gjestet anti-islamike. Ata u përleshën me policinë duke qëlluar me gurë dhe duke djegur goma.




Një prekje e interesit fetar të një pjese të popullatës nxiti kaq shumë reagime në Suedi ndërsa në Shqipëri edhe pse Greqia konfirmoi zgjerimin drejt detit Jon me 12 milje askush nuk ka reaguar deri në këto momente.

Madje edhe reagimet nga ana e opozitës ishin thjesht disa artikuj ironikë dhe thumbues drejtuar Edi Ramës. Askush nuk ngriti zërin për të nxitur një manifestim për të drejtën kombëtare ndërsa të gjithë lejuam mediat greke të festojnë e të shkruajnë artikuj të tipit:

“Shqipëria aprovon zgjerimin e Greqisë”, “Harta e re e Greqisë pas zgjerimit në Jon” etj.

Ministri ynë i Jashtëm dhe Kryeministri u shprehën plotësisht pro kësaj kërkese nga pala greke madje e cilësuan si plotësisht të drejtë.




Mesazhi i qytetares për JOQ Albania:

Mirmengjes JOQ Albania doja tju tregoja se cpo ndodh ne malmo te swedis sepse nje shtetas i danimarkes ka djegur kuranin ne malmo edhe te gjith arabet i kan ven flaken qytetit te malmos. Ti dergova kto se ne shtetin shqiptar behen shum poshtersira e nuk nuk reagojm ne vendin ton po rrim neper kafe ktu jan ngritur te gjith te fes myslimane e i kan ven flaken qytetit te malmos brenda 2 oresh pse esht djegur kurani.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *