E rrallë: Doktorët ia largojnë gruas gjarprin 1.5 metra të gjatë nga fyti /Video

E rrallë: Doktorët ia largojnë gruas gjarprin 1.5 metra të gjatë nga fyti

Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur mjekët në Rusi largojnë një gjarpër gati një metër e gjysmë nga goja e një gruaje ruse, pasi zvarraniku iu fut në gojë kësaj të fundit.
Zvarraniku u zvarrit brenda saj teksa shtetasja ruse po flinte në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Levashi në Dagestan, thonë mediet lokale ruse, transmeton lajmi.net.

Në gjendje të rëndë, gruaja në moshë të re dërgua me urgjencë në spital, ku u vu nën anestezion të përgjithshëm.
Pas intervenimit, personeli mjekësor arriti të largonte gjarprin nga fyti, ndonëse nuk dihet nëse ky i fundit ishte i gjallë apo kishte ngordhur.
Vendasit thonë se incidente të tilla ndodhin rrallë dhe qytetarët e moshuar i këshillojnë të rinjtë të mos flenë jashtë për shkak të rrezikut të gjarpërinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *