Çudira shqiptare / Me tabela 07, shoferi vjen në Prishtinë me një lopë në bagazh





Një qytetar nga Malisheva ka habitur të gjithë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, pasi që i njëjti kishte futur në bagazhin e veturës së tij një lopë të vogël, shkruan Kosova ime.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, ditë më herë është publikuar një video tejet interesante, ku edhe për disa ka qenë edhe qesharake.




Më interesantja dhe qesharakja në këtë video, është se brenda saj shfaqet një lopë dhe vendi se ku ndodhet ajo e bën edhe më interesante.

Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është shfaqur një veturë me tabela 07 të rajonit të Gjakovës e që besohet se është nga Malisheva. Shoferi i veturës e kishte futur në bagazh të veturës një lopë dhe kjo u ka rënë sy veturave të tjera që ishin mbrapa saj.

Lopa e vogël shihet duke lëvizur brenda veturës, derisa ulë përpara janë dy persona.

Video është xhiruar në pjesën e autostradës që të dërgon në drejtim të Prishtinës ja



Leave a Reply

Your email address will not be published.