E fundit: Lajm i keq për Shqipërinë vjen nga Zvicra
E fundit: Lajm i keq për Shqipërinë vjen nga Zvicra
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë sot riaktualizimin e listës së karantinës gjegjësisht atë të vendeve me rre.zík.
Në këtë listë tani BAG ka vendosur edhe Shqipërinë, e cila nuk ishte gjatë gjithë kohës deri tani.
Po kështu në listën ” e zezë” tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rre.zík të rrítur të ínfeksionit.
Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista.
Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.
53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin 46, përcjell albinfo.ch. Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.