“S’kam ujë në shtëpi”/ I riu bën për spitaI punonjësin e ujësjeIIësit
Në prangat e policisë së Beratit ka rënë shtetasi, Danjel Poçi, 29-vjeç nga Berati.
Ai ka goditur me sende të forta punonjësin e ujësjellësit për motive të dobëta.
I riu ka goditur me punonjësin 59-vjeçar, i cili ka qenë duke hapur rubinetat e ujit në fshatin Qereshnik. Sipas informacioneve bëhet me dije se punonjësi ka qënë duke punuar kur shtetasi i ka thënë: Nuk kam shumë ujë te shtëpia.
Ndërsa punonjësi i është përgjigjur: Kaq ujë ka, se nuk mund t’ia heq të tjerëve në fshat.
Kështu ka nisur debati mes të dyve dhe punonjësi 59-vjeçar është goditur me sende të forta nga i riu.
Njoftimi:
Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.