70.000 Engjuj bejn lutje per ty me ket Dua..! Mos te ik pa e lexuar..!?
70.000 Engjuj bejn lutje per ty me ket Dua..! Mos te ik pa e lexuar..!?




Lutja (duaja) është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutjet janë lotët e fëmijëve, nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në pa tjetërsim. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.
Njeriu është një krijesë që ka nevoja të pakufizuara, mirëpo i ka të kufizuara kushtet dhe fuqinë për t’i arritur ata. Njeriu ka kërkesa të pa fund sepse ai vet është krijuar për një jetë të pafundme. Mirëpo, pasurinë dhe fuqinë që e posedon për ta arritur atë është shumë e ulët.




Lutja në fakt është një thirrje e gjendjes tonë të dobët. Është pohim i vetëdijesimit të vetes sonë. Pranimi i robit për dobësitë e tij dhe mungesës së kushteve përballë fuqisë së pafund të Fuqisë Absolute të të Krijuesit. Lutja është sekreti më i madh dhe momenti më i fshehtë mes robit dhe Krijuesit të tij. Lutja është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutje janë lotët e fëmijëve, është nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në patjetërsi. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Kthimi i luleve të diellit kah dielli. Lutja është pranverë, verë dhe dimër. Është kohë me shi dhe pa shi. Është borë, erë dhe stuhi. Është eklipsi diellor dhe fshehja e hënës. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Lutja është lumturi, shqetësim, gëzim, brengë. Lutja është bisedë individuale me Mikun më të Madh. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.




Të pranohesh nga “Lartësia Absolute” është nderi më i madh. Lutja është shpallja e këtij nderi dhe mbështetje në Fuqinë e Tij. Mos pranim i asnjë fuqie dhe force tjetër përpos Tij. Të mos ia ulësh qafën asnjërit dhe të mos presësh ndihmë nga asnjë tjetër. T’i besosh premtimit të Gjithëfuqishmit, “Nëse të pyesin robit e mi për Mua, ta dinë se jam shumë afër tyre; ata që drejtohen me lutje kah Meje, iu përgjigjem lutjeve të tyre”.
Ajo që është e rëndësishme tek lutja është që të vij nga brendia. Njeriu që është i vetëdijshëm për atë që ka nevojë dhe që i çon duart duke besuar se i vetmi autoritet që mund ta zgjidh këtë problem është “Mëshira e Pafund”, duhet të lutet aq thellë dhe aq shumë deri sa të merr atë që ka nevojë dhe deri sa të përdridhet brendia jonë. Kur ta bëjmë këtë gjë nuk duhet të harrojmë se lutja është sekreti më i madh. Kthjelltësinë e lutjes nuk duhet ta ndotim me fëlliqësinë e hipokrizisë. “Ata luten larg syve të të tjerëve, nga brendia, kërkojnë vetëm prej Krijuesit të tyre dhe i luten fshehurazi vetëm Atij”. Duhet të veprojmë në përputhje me udhëzimin Hyjnor. Ai që mbyll veten ndaj gjithçkaje por që ja hap veten vetëm Atij, ai që i ankohet vetëm Atij për gjendjen e tij, me kohë do të ndjej afërsinë e Gjithëfuqishmit në zemër. Asnjëherë nuk kthehet me duar bosh nga ai Kuvend. Nëse robi do të kërkoj diçka nga zotëria e Tij, duhet të jetë i mbyllur ndaj gjithçkaje përveç Tij. Mendjen, ndjenjat dhe gjithë brendinë e tij duhet t’ia hap vetëm Atij. Zërin, fjalët, sjelljet dhe mimika duhet t’i rregullojmë në atë mënyrë, duke u munduar që t’i përshtatemi rregullave të paqes.




Lutja që lëviz dorë pas dore nga banorët qiellor, është lutje e një personi që është ngushtuar shumë, i cili shpirtin e ka gati për të dal dhe në gjendje shumë të vështirë. Një person i tillë i cili drejtohet kah Zoti i tij dhe zhytet në mendime duke ia shfaqur veten Atij është i vetëdijshëm se çfarë thotë, çfarë bën, ku qëndron dhe se çfarë dëshiron. Shprehja, “Ka shumë njerëz që nga pikëpamja duken si të mjerë, të shkretë dhe të lënë pas dore, por që nëse do të betoheshin në emër të Zotit, Krijuesi i Gjithëfuqishëm kurë nuk i nxjerr ata gënjeshtarë në betimet e tyre duke ua realizuar atë që ato kanë dëshiruar”, e sqaron shumë mirë këtë gjendje. Me lutjet e njerëzve të tillë, horizonti lëshon lotët e syrit dhe fillon të qaj.




Të besosh nga zemra se lutja që e bën do të jetë e pranueshme është një çështje shumë e rëndësishme. Lutjet që i bëjmë, por që jemi të dyshimtë për pranimin e tyre janë të mangët për nga sinqeriteti. Mos realizimi i gjërave të cilët i kemi dëshiruar gjatë lutjes nuk nënkupton se lutja nuk është pranuar. Mjeku që ia jep pacientit ilaçin që ai ka nevojë dhe jo ilaçin të cilin ai e dëshiron, nënkupton se mjeku ia ka dhënë pacientit atë që me të vërtet ka pasur nevojë.




Lutja është çelësi sekret i thesarit të fshehtë të të Gjithëfuqishmit. Pikat në të cilët mbështetet një i varfër janë varfëria dhe prishjet e ndjenjave të zemrës. Është vendstrehimi më i sigurt i njerëzve që bërtisnin nga dhimbja. Ai që bën një hap për tek ky vendstrehim, konsiderohet sikur ta ketë gjetur atë çelës të fshehtë.



