Lajm i hidhur/ Në veri të Kosovës brënda javës kthehen mbi 1 mijë e 500 serbë

Lajm i hidhur/ Në veri të Kosovës brënda javës kthehen mbi 1 mijë e 500 serbë

Me flamuj të Serbisë nëpër ballkone, 58 familje serbe pranuan çelësat e banesave dhe u kthyen në veri të Kosovës, saktësisht në komunën e Leposaviqit. Në ceremoni mori pjesë edhe ndihmësi i Gjuriqit, Petar Petkoviq, dhe deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq. Por, siç shkruan RTK, ky duket se është vetëm fillimi i planit të Serbisë, për rikthimin e serbëve në veriun e Kosovës.

Projekti që njihet si “Lugina e Diellit” në komunën e Zveçanit, tash duket se po shkon drejt përfundimit. Aty pritet të vendosen mbi 1 mijë e 500 familje të tjera serbe. Një ditë pas dorëzimit të 58 çelësave për banorët serbë në komunën e Leposaviqit, punimet për kthimin e serbëve në pjesën veriore, po vazhdojnë edhe në zonën që njihet si Lugina e Diellit. Brenda pak javësh, në objektet që po shihen pas meje, pritet të vendosën edhe mijëra serbë të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *