Me 7 muajsh trajtime shëndetësore në Turqi, po.lici i Kosovës që ishte pla gosur në Zhur, kthehet shëndosh e mirë në Kosovë!

Po.lici Artur Mrasori i cili ishte pla gosur në Prizren, do të kthehet në Kosovë pas trajtimit 7-mujor në Turqi.

I njëjti, siç ka njoftuar motra e tij, Qëndresa, trajtimin do ta vazhdojë më vonë në shtetin turk, shkruan Gazeta Mejdani.

Mrasori sipas raportimeve si pasojë e pla gosjes e kishte humbur shikimin, teksa nuk dihet nëse ai ka ndonjë përmirësim në këtë aspekt.

Postimi i plotë i Qëndresa Mrasorit:

Kur Zoti bën mrekulli e ti po kthehesh me dritë në sy përsëri!

Familjar, miq dhe të gjithë ju që aq shpesh më keni pyet për shëndetin e tij, faleminderit pafundësisht shumë për mbështetjen dhe kujdesin që keni tregu gjatë këtyre muajve plot ankth, mall, lot, lutje dhe shpresë…
Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer.

Artur, përkundër gjjthë atyre pla gëve luf tove nuk u dorëzove dhe në fund ia dole.
Njerëz sikur ti këtij vendi i japin dritë!
Mire ardhsh shpirt!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *