DaIin pamjet (video): Ja Se Si u krye grabitja e 1 Milion eurove në shtëpinë e biznesmenit grek

Një biznesmen grek ka rënë pre e maskave mbrëmjen e djeshme në Selanik, duke i vjedhur 1 milionë euro. Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e grabitjes. Autorët kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit të maskuar nga koka deri tek këmbët.

Ata i morën paratë e biznesmenit pas një vjedhje tjetër që kishin kryer aty pranë.

Mësohet se pronari i shtëpisë, i cili kishte shkuar me familjen e tij për pushime, u njoftua nga kompania që kishte marrë përsipër ruajtjen e banesës.

Sipas vlerësimeve të Policisë, e gjithë vjedhja zgjati në një kohë të shkurtër dhe lëvizjet e autorëve tregojnë se ata kishin planifikuar më parë edhe detajin më të vogël . Bëhet me dije se oficerët e sigurisë do të marrin dëshmi nga biznesmeni, por edhe njerëz bvrenda rrethit të ngushtë miqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *