Cili ishte ky njeri qe ende pa mbaru lutjen atij ju pranua?

Cili ishte ky njeri qe ende pa mbaru lutjen atij ju pranua?

Është treguar në historinë islame për një njeri të mirë, i cili ishte nisur për në Qabe. Dikush e ndaloi rrugës dhe i tha:“Nëse do të shkosh në Qabe, eja pas meje se do të ta tregoj unë rrugën”.E futi në disa rrugë të huaja, që ky person nuk i njihte. Atëherë ky person i tha: “O njeri ku po më çon kështu. Jam nisur për në shtëpinë e Zotit, për në Qabe. A e di mirë rrugën”. Por tjetri ia ktheu: “Eja pas meje se unë di disa rrugë të shkurtra”.

E çoi në një luginë të frikshme, atje ku nuk kishte këmbë njeriu. Atëherë kthehet nga ky njeri dhe i thotë:“Sot do të vde’sësh, sepse unë do të të vr’a s”.Ky njeri i tha: “Kij frikë Zotin! Unë jam nisur për në Qabe, prandaj më ler të shkoj”.Por vra’s ësi i tha: “E kam vendosur që të të vr’as, por thuaj dëshirën e fundit”.Burri i thotë: “Merre pasurinë time e më ler të shkoj në Qabe”. Tjetri ia ktheu: “Pasurinë do të ta marr, por edhe kokën do të ta heq”. Atëherë ky njeri tha: “Më jep kohë dy minuta, sa të fal dy rekate namaz e nuk dua gjë tjetër prej teje”.Tjetri ia ktheu: “Falu, por mos e zgjat shumë”.Burri filloi namazin, por i harroi të gjitha Madje harroi edhe suren Fatiha, që e lexonte me dhjetëra herë.Vetëm një ajet i kujtohej:“Kush është ai që i përgjigjet hallexhiut kur ai ka hall, kush është ai që i a largon të keqen njeriut, kush është ai që ju bën juve mëkëmbës në tokë, a ka Zot tjetër veç Allahut. Sa pak që kujtoheni o njerëz”. (Neml: 62).Me këtë ajet i fali dy rekate dhe pasi mbaroi namazin, iu drejtua Zotit me këtë lutje:“O Allah, o i Dashur, o i Afërt. O Ti që je Zoti i Arshit të madh, o Ti që bën çfarë dëshiron, më ndihmo, më ndihmo, më ndihmo”.

Pa e mbaruar akoma lutjen, vjen një kalorës i bardhë që e vr’et hasmin e këtij njeriu.Ky person çuditet dhe thotë:“Kush je ti që vjen e më ndihmon”. Kalorësi përgjigjet: “Unë jam meleku i qiellit të katërt. Kur ti u lute me këto fjalë, kanë krisur qiejt dhe engjëj e tre qiejve kërkuan që të vinin dhe të të ndihmonin ty.Ndërsa unë i thashë Allahut (xh.sh):“O Zot ma jep mua këtë nder, të shkoj e ta ndihmoj unë këtë njeri” dhe Zoti ma dha mua këtë nder. Kam ardhur nga qielli i katërt për të të ndihmuar ty”.Kur njeriu dorëzohet totalisht përpara Zotit, shkunden qiejt dhe melekët vijnë me vrap për t`i ardhur në ndihmë njeriut. Zoti na bëftë nga ata njerëz, që gjithmonë e ndjejnë nevojën ndaj Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *