8-vjeçari rrezikon të humbasë shikimin pas aksidentit, bën thirrje për ndihmë: Më duhen Vetëm 8 mijë Euro!

Ilir Krasnaj, është i riu 18-vjeçar, i cili shpëtoi mrekullisht nga aksidenti i një viti më parë. Ai u përplas teksa ishte duke lëvizur me motor dhe ajo ngjarje ka lënë ende pasoja tek ai. I riu vuan nga dëmtime të mëdha në tru, gjysëm paralizë në njërin krah dhe këmbë si dhe humbje në 90% të shikimit në syrin e majtë ndërsa tani rrezikon edhe syrin tjetër.

Sot ai kërkon ndihmë për të fituar shikimin, pasi nevojitet transplant i bebes së syrit. Vetëm 8 mijë euro, i duhen familjes Krasnaj, që djali i tyre të fitojë shikimin, por edhe mos të humbë syrin tjetër.

Me shpresen se thirrja e tyre do të dëgjohet nga shqiptarët ata kërkojnë ndihmë.

Nëna e Ilirit shprehet:

Operacioni kushton shumë, ne nuk jemi në gjendje t’ja bëjmë atë. Ka një vit që djali e vuan këtë siklet. Po e mbajmë me mjekime derisa ta rregullojmë këtë problem. Të ardhurat tona janë të pakta. Kempi i djalit 100 Mijë lekë të vjetra dhe 40 Mijë lekë asistencë i përdorim vetëm për ilace. Ne punojmë në bahçe dhe ato që shesim nuk na dalin as për t’u ushqyer, prandaj nuk e përballojmë dot. Shpresa për shërim na kanë dhënë, por ne nuk mund ta bëjmë dot, skemi lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *