Nuk mund t’i them vetit Burre: E nxora Gruan nga Shtepia me pizhame në mes të dimrit e mbyIIa derën dhe shkova të fIe!

Përshendetje. Po du me tregu një histori të jetës time zemrën po ma plas po skam qare pa fol me dika se vallah zemra cop cop mu ka ba e nuk më ka mbet ngat ma askush gjith më kishin dasht për interes veq asaj që më përkrahte pa kushte. Jam një idi** se burr vetit nuk mundem me i than.

U martova me msit po kurr se kam dasht atë femer gjithë i kam pas mend te dashnorja po familja atë nuk më lan me mar. Kur më prezantun me grun teme se kam pëlqy po punonte e kish rrogë të nalt dhe kjo ishte e vetmja arsye pse u martova me ta. Sa ishim tfejum veq dy her kam dal me ta se sdojsha me dal i thojsha skisha kohë e dilsha me dashnoren.

Nga urejtja që kisha për gruan time të ardhshme vendosa mos me i ba darsëm ato pare që thojshin me i hargju për darsëm shkova me të dashurën në pushime. Tre ditë masi erdh nuse nana u ba kishe asht e sëmur dhe ajo mori pushim për të bërë buk e për tu kujdes për nanën e për shpin. Me vllaun nuk kam fol dhe ua ndalova me ardh te unë po ajo shkoi kundër meje dhe i ftonte te ne kjo shkak se baba jem gjithmon qante e ishte i mërzitur e kësaj i vinte keq për kta. E unë shkak se e ureja menxi pritsha arsye me maltretu najher e maltretojsha kot si kafsh po ajo e shkreta kurr se ka nxjer zanin bile u mundonte me mi mlu budallakit e mia.

Folsha me dashnoren para saj po ajo kurr nuk mtha kurgjo biles sa her mthonte a po do kafe e sa u qonte e vreja se po qante e kjo mu ma knaqte shpirtin ngase më pëlqente ta maltretoj. Dikur e la punën ngase ngeli shtazane dhe kishte shtatzani të komplikuar por kjo nuk më ndalonte që të vazhdoj ta maltretoj nuk e di pse gzohesha kur ajo vuante.

E detyrova me hjek bebin po ajo kursesi nuk pranonte i bëja presion i thoja se do ti bie tjetër por ajo më thonte bjer sa gra të duash por unë fëmijn nuk e hjeki. Atëher fillova ta maltretoj dhe nuk ndalova e nxora jasht në rrugë ashtu me pizhame në mes të dimrit e mbylla derën dhe shkova të fle. Komshijt e mij e kishin gjet dhe e kishin dërguar në spital më informuan por mua aspak smë intersoi.

Ajo kishte vendosur të kthehet te prindërit e vet por babai i saj e solli prap te unë kështu kemi luajtur sa e binte babai i saj unë e dërgoja sa e dërgoja ma sillte babai i saj. Familja jeme e kuptoi se nuk e dua dhe filluan ta maltretojn shtatzane i prite familjen teme me flija me ëmbëlsira por unë prap se doja familjes saj ja ndalova me ardh por ajo vazhdonte rinte me mua. Nana e kunata jem e maltretonin dhe thojshin për kta se kurse kjo i ka maltretu e unë menxi pritsha me e maltretu.

Kur lindi vajza nana jem se linte me mbaj vajzën hiq grues tem i thonte duhet të marish leje prej meje për ta mar vajzën atëher ajo u qmend e i tha nanës qysh more me kërku leje për me mar unë vajzën tem që atëher e ndroi kasetën mu prap mka përkrah në qdo gja po familjen tem ma nuk e konsideronte e mua atëher filloi mem hy në zemër gruja jem po dreqi dreq asht kunata jem i tha kishe unë jam mundu me ja bo ate punen me zor unë e mohova dhe ajo më besoi pastaj gjith e provokonte.

Kur shkoi njëher në të pame kunata se di qka mka qit e i ka dërgu foto të dyve në shtrat mu edhe asaj kunatës gruja të nesërmin erdh e ua tregoi fotot gjithve unë u shtanga sepse për kta e disha se jam i paq e ajo kunata thonte se i ka ba montazh fotot për me shpëtu vetin po gruja jem e zgjuar tha ja prej numrit tand kan ardh fotot kta unë se kam dërgu.

Vllau dhe familja mbojshin presion me e lishu gruen përndryshe mua hise në mall sdo më jepnin e unë budalla i dëgjova tash thujse jan ba 1 vjet që jem nda me gruen ajo u mundu me mbajt raporte tmira shkaku vajzës se e ka mar ajo se mu nuk më lejojshin me mar vajzën familja. Tash ma shumë se kurr kam ndjenja të forta për ty X se e di se je pjes e kësaj faqe. Gjithë botën do ta kisha fal vetëm nëse më fal tash e kam kuptu se vetëm ti në këtë jetë më ke dasht vërtet. u mundova në pika të shkurta me tregu historin teme se me e tregu gjithë historin qka e kam ba me vujt roman 200000 fletësh do kishe dal. Ma boni hallall se shumë e zgjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *