Të keni Kujdes! Shikojeni çka i ndodhi Gjakovarit pasi tentoi t’ia jepte ryshfet policit 5 euro

Të keni Kujdes! Shikojeni çka i ndodhi Gjakovarit pasi tentoi t’ia jepte ryshfet policit 5 euro

Gjy kata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka dë nuar me 300 euro gjo bë dhe 1 vit bur gim me kusht të aku zuarin për dhënie të ryshfetit, Andon Vasiliu

Dën imi me kusht ndaj të akuz uarit Vasiliu nuk do të ek zekutohet, nëse në periudhën dy vjeçare i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas ak tgjykimit të shpallur nga gjykatësi Mentor Bajraktari, i akuzuari Vasiliu është i obliguar që gjobën ta paguaj në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së ak tgjykimit në formë të shkruar.

Me ak tgjykim është bërë edhe konfiskimi i bankënotës prej 5 euro, si objekt i veprës pen ale.

I akuzuari gjithashtu është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, si dhe 50 euro në emër të vik timave të krimit.

Paraprakisht, në seancën fillestare të së hënës, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, Vasiliu e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

I njëjti ka deklaruar se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjy kata që me rastin e caktimit të dën imit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dë min sa më të butë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Andon Vasiliu po ngarkohet me veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 19 shkurt 2020, rreth orës 11:50, në pikën kufitare Qafë Prushë, ka ofruar dhuratë në mënyrë që personat zyrtarë të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare

Tutje, në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor e ndalojnë automjetin të cilën e drejtonte i pandehuri, me qëllim të regjistrimit të automjetit i pandehuri ia ofron dokumentet personale për regjistrim dhe pasaportën zyrtarit policor Sali Berisha, ku brenda pasaportës kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro.

Këtë veprim, sipas aktakuzës, i akuzuari e kishte bërë në këmbim të lehtësimit të kontrollit kufitar, pasi që në veturë ai kishte pllaka të mermerit, për t’i dërguar për montim në fshatin Nivokaz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *