SUBHANALLAH..!? Njihuni me Njeriun që Meleku e bëri Haxhin në vend të tij..

Transmetohet nga Abdullah ibn Mubareku se, ai ishte nisur të kryej haxhin dhe kur kishte arritur në qytetin e Kufes, kisha parë një grua se si kishte qenë duke e përgatitur një rosë për ushqim.

E kishte pyetur gruan se mos vallë, rosa kishte qenë e ngordhur, e ajo i kishte thënë: “E kam gjetur të ngordhur dhe dua ta përgatis për vetën dhe fëmijët e mi.” “Por Allahu e ka ndaluar që të hahet coftina” – i kishte thënë Abdullahu. “Ka tre ditë që unë dhe fëmijët e mi nuk kemi ngrënë asgjë, dhe nuk gjeta zgjidhje tjetër” – iu përgjigj gruaja.

Abdullahu e mori devenë e tij, e cila ishte e ngarkuar me ushqime, tesha dhe gjëra të tjera të nevojshme, shkoi tek shtëpia e asaj gruaje e i tha: Merre këtë deve dhe gjithçka që ajo bart sepse ju keni më shumë nevojë se unë!

Pas kësaj Abdullah ibn Mubareku u kthye në qytetin e tij dhe atë vit nuk shkoi në Haxh. Pasi që e la devenë, kthimi deri në qytetin e tij zgjati aq sa kur arriti në shtëpi arriti bashkë me haxhinjtë që kishin qenë në atë vit. Kur njerëzit që i pritnin haxhinjtë filluan ta urojnë edhe Abdullahun për haxhin, ai u tha: –Unë nuk e kam bërë haxhin këtë vit! Mirëpo një haxhi i tha: Subhannallah! Po a nuk mi ruajte gjërat e mia kur unë shkova në filan vendin? Një tjetër shtoi: – A nuk më dha ujë në filan vendin? Haxhiu i tretë i tha: –

A nuk mi bleva mua ato tesha? Abdullah ibn Mubareku i habitur me atë çka dëgjonte u tha: – Unë nuk di asgjë për këtë që ju thoni! Atë natë ai pa në ëndërr një njeri duke i thënë: O Abdullah! Allahu e pranoi sadakanë tënde dhe e dërgoi Melekun në pamjen tënde që ta bëj haxhin në vendin tënd, sepse atë sadaka e dhurove me nijet të pastër duke kërkuar kënaqësinë e Allahut e nuk kërkove diçka nga kënaqësitë dhe dëshirat e kësaj bote!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *