Humbi jetën tragj ikisht, kush është 25-vjeçarja nga VIora..?

Një aksident tragjik u shënua ditën e djeshme në Vlorë, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në hyrje të autostradës “100 Vjetori”. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si pasojë e të cilës mjeti tip”Ford’’ humbi kontrollin dhe u përmbys në mes të rrugës.

Gjithashtu u plagos edhe një vajzë tjetër në automjet, por ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

E reja që humbi jetën u identiikua si shtetsja Gabriela Meto. Viktima G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, ishte drejtuese e mjetit kurse S. K., 38 vjeçarja e plagosur, banuese në Vlorë, ishte pasagjere. Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi edhe foto nga vendngjarja, ndërsa shihej trupi i pajetë i të resë i shtrirë në asfalt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *