Një Pyetje :A falet mëkati nëse e përsëris atë ?!

Një Pyetje :A falet mëkati nëse e përsëris atë ?!

A më falet mëkati nëse e përsëris atë?Pyetje: Selamunalejkum hoxhe i nderuar. Deshta te di se si eshte gjendja e atij personi i cili e ben vazhdimisht te njejtin mekat dhe per te njejtin mekat vazhdimisht kerkon falje tek Allahu? E ben mekatin pastaj pendohet, dhe perseri e ben te njejtin mekat dhe perseri pendohet, duke vazhduar keshtu nje kohe te gjate. Ju lutem me sqaroni kete ceshjte! Allahu ju shperblefte.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjy’kimit.Vëlla i nderuar, mëkatet janë rre.zik i madh për muslimanin dhe pasojat e tyre janë të rënda për të në këtë botë dhe në botën tjetër. E nëse njeriu bën mëkate të vazhdueshme dhe Allahu ia mbulon ato, mund të vijë një ditë që Allahu ta turpërojë atë para gjithë njerëzve, me mëkatin që ai e bën ndaj Allahut (azzevexhel).Megjithatë, gjëja më e rrezikshme që mund të arrijë she’jtani ndaj mëkatarit, është që ta largojë atë nga pendimi. Ngase Allahu thërret që robërit e Tij të pendohen tek Ai, se dyert e pendimit janë të hapura dhe Allahu i falë të gjitha gabimet. Lexo: A e falë Allahu shi’rkun nëse njeriu pendohet prej tij?Kam kaluar me një djalë jomus’liman, a më falet ky gabim?

Andaj, duhet njeriu të vazhdojë dhe mos të ndalet nga të kërkuarit falje ndaj Allahut, edhe nëse përsëriten gabimet e tij. Me rëndësi është që gjatë çdo pendimi, të vendosë që më nuk do ta përsëritë gabimin e tij. E nëse gabon përsëri, duhet të pendohet përsëri, duke i plotësuar kushtet e pendimit.Për më shumë lexo: Kushtet e pranimit të pendimit.Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *