Filloje ditën tënde me këtë lutje / Lutjet e mëngjesit që të kesh mbarësi

Filloje ditën tënde me këtë lutje / Lutjet e mëngjesit që të kesh mbarësi

Të kërkoj të mirën që ka kjo ditë dhe të mirën që vjen pas saj!
(1) Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në mëngjes bënte këtë lutje:

U gdhimë dhe u gdhi edhe i gjithë kombi për Allahun. Lavdia është e Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është sundimi. E Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. O Zoti im! Të kërkoj të mirën që ka kjo ditë dhe të mirën që vjen pas saj. Të kërkoj mbrojtje nga e keqja që ka kjo ditë dhe nga e keqja që vjen pas saj. O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia! O Zoti im! Më mbro nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i va.rrit.

O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia!
(2) I Dërguari i Allahut s.a.v.s. të njëjtën lutje bënte edhe në mbrëmje, por duke zëvendësuar fjalën “ditë” me fjalën “natë”:

U ngrysëm dhe u ngrys i gjithë kombi për Allahun. Lavdia është e Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. I Atij është sundimi. E Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. O Zoti im! Të kërkoj të mirën që ka kjo natë dhe të mirën që vjen pas saj. Më mbro nga e keqja që ka kjo natë dhe nga e keqja që vjen pas saj. O Zoti tim! Më mbro nga përtacia dhe nga mendjemadhësia. O Zoti im! Më mbro nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit.

Për Ty u gdhimë, për Ty jetojmë
(3) Hazret Ebu Hurejrah r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u mësonte sahabëve që ta bënin këtë lutje në mëngjes:

Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje
(4) Shërbëtori i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Hazret Enes Ibni Maliku r.a. rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se ai që bën këtë lutje në mëngjes, Zoti ia fal mëkatet që bën gjatë asaj dite dhe nëse e bën këtë lutje gjatë natës, Zoti ia fal mëkatet që bën gjatë asaj nate dhe e liron nga zjarri:

O Allah! Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Zoti dhe Sunduesi i çdo gjëje. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Mbromë nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e djallit dhe nga mundësia që t’i bëj dëm vetes apo t’i sjell dëm ndonjë muslimani tjetër.

Të kërkoj shëndet në këtë botë dhe në ahiret
(7) Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje bënte disa lutje. Njëra prej tyre është edhe kjo:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *