Erdogan suImon: Franca po drejtohet nga një ”i paaftë”

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme duke folur në lidhje me Emmanuel Macron, deklaroi se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”. Javët e fundit dy presidentët kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë. Macron shkaktoi zemërim në Ankara javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”.

Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz. Kujtojmë se mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *