Kujt i bëhet Padrejtësi, le ta thot këtë …

Kujt i bëhet Padrejtësi, le ta thot këtë …

Nëse të bëhet padrejtësi, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.Kur sprovohesh me sprova, thuaj:Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.Kur të ngushtohen rrugët dhe nuk e gjen askënd nga njerëzit që të të ndihmojë dhe të të përkrahë, thuaj:Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.Nëse je i pafajshëm dhe nuk mund ta paraqesësh atë, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Nëse mblidhen njerëzit të të dëmtojnë dhe nëse për ndonjë çështje dera të është mbyllur, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.Nëse të vështirësohen çështjet dhe problemet, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.O Zot, lehtësona problemet dhe vështirësitë tona dhe bekona në furnizim.Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *