PëIIumb Pipero merr tituIIin “Qytetar Nderi” por harron koron avirusin, puthje e përqafime me qytetarët

Ditën e sotme, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, u shpall “Qytetar Nderi” në Skrapar, vendi ku ai është lindur. Pikërisht për këtë Bashkia e qytetit kishte organizuar një eveniment, ku ishin të pranishëm shumë figurat të njohura apo edhe të afërm të Piperos. Mesa duket në këtë ngjarje koronavirusi është harruar. E themi këtë pasi jo vetëm qytetarët, por edhe mjeku është parë teksa ka takuar të gjithë me rrallë, me puthje dhe përqafime.

Duket paksa jo mirë, pasi përveçse jemi në një periudhë pandemie, vetë mjeku bën thirrje për t’i shmangur sa më shumë përqafimet dhe puthjet. Në fund të takimit Pipero është shprehur i emocionuar për titullin që ka marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *