SPECIALE LUTJA E DITËS SË XHUMA.

SPECIALE LUTJA NË DITËN E XHUMA.

Njeriu duhet të përpiqet që të lutet sa më shumë ditën e premte, sidomos në momentet e fundit të saj.
Abdullah ibn Selami transmeton : “Ndërkohë që i Dërguari i Allahut ishte ulur, unë thashë: “Në gjejmë në Librin e Allahut se të premten është një orë në të cilën nëse një besimtar i lutet Allahut për diçka, lutja e tij pranohet dhe atij do t`i jepet çdo gjë për të cilën lutet”.
I Dërguari i Allahut më vështroi dhe pastaj ndërhuri: “Ose një pjesë e një ore”. Unë e pyeta: “ ç’orë është ajo?” Ai u përgjijg; “Ora e fundit e ditës”.
Unë pastaj e pyeta: “A nuk është ajo kohë për namaz?” Ai u përgjijg: “ Pa dyshim (që është), nëse një besimtar fal namaz dhe pastaj ulet, ai nuk do të ulet, përveçse për shkak të namazit dhe ai do të jetë në namaz”.
[Hadith Sahih; Sahih Ibn Maxhe 1139]

Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra transmetojnë se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Të xhumanë është një orë që nëse një besimtar gjatë saj I kërkon Allahu një të mire, Ai do t`ia dhurojë atij. Ajo kohë është pas namazit të iqindisë”.

Xhabiri transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “
Dita e xhuma ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut I lutet për diçka Aij, Ai me siguri do t`i përgjijget lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të iqindisë”.

Ahmedi ibn Hambeli thotë:
Shumica e haditheve që flasin për orën në të cilën lutjet janë gjithmonë të pranuara, përmendin se ajo kohë është pas namazit të iqindisë ndërsa disa të tjerë thonë se ajo është pasi dillei kalon meridianin”.

Muslimi dhe Ebu Davudi kanë transmetuar nga Ebu Musa, i cili ka dëgjuar Profetin (a.s) një ditë të premte të thotë në lidhje me orën në të cilën pranohen lutjet: “Ajo është mes kohës që imami ulet në minber dhe derisa të përfundojë namazi”. Prapëseprapë, ky hadith i veçantë është i mangët pasi zinxhiri i tij është i këputur dhe ai është mudtarib (jo i qartë).

Pëlqehet që të dërgohet sa më shumë salavate për Pejgamberin (a.s) gjatë natës dhe ditës së xhuma
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “

Dita më e virtytshme e ditëve tuaja është dita e Xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi dhe në atë ditë ai vdiq, (në atë ditë) do t`i fryhet surit dhe njerëzit do të ngrihen nga varret!
Shtojini salavatet për mua, pasi salavatet për mua do të prezantohen para meje”. Njerëzit i thanë: “ O i Dërguari i Allahut! Si do të prezanohen ty salavatet tona kur ti do të jesh tretur?” Ai tha: “Allahu ia ka ndaluar tokës të tresë trupat e pejgambereve.

Ibn Kajimi thotë se është e pëlqyeshme që ditën dhe natën e xhuma të lutesh për të mirat e Allahut nfa Profetit (a.s), pasi ai ka thënë: “ Lutuni për mua gjatë ditës dhe natës së Xhuma”.[Hadith Hasen, duke marrë parasysh tërë transmetimet që kanë lidhje me këtë temë: Temamul Minneh]

I Dërguari i Allahut është prijësi i njerëzimit dhe dita e xhuma është dita më e mirë e javës. Lutja për të gjatë asaj dite është një mirësi që i takon atij dhe askujt tjetër. Kjo vepër gjithashtu përmban një urtësi tjetër bderna saj, që është se çdo e mire që i ka ardhur këtij umetit (musliman) në këtë jetë dhe në jetën tjetër ka ardhur nëpërmjet tij. Allahu i Lartësuar I ka mbledhur të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër për këtë umet dhe nderi dhe suksesi më i madh do t`u jepet atyre në ditën e Xhuma. Në atë ditë atyre do t`u jepen shtëpitë dhe pallatet e tyre në xhenet dhe ajo është dita kur do t`u jepet më shumë kur të hyjnë në xhenet. Ajo është një ditë feste për ta në këtë botë.

Ajo është gjithashtu dita në të cilën Allahu i Lartësuar I plotëson nevojat e tyre dhe u përgjigjet lytjeve të tyre dhe kërkesave të kësaj bote. Ata janë të vetëdijshëm për të gjitha këto dhe kanë mundësi t`i përfitojnë ato në saje të Profetit (a.s) dhe nëpërmjet tij ata u pajisën me mësime të tilla. Kështu që në shenjë mirënjohjeve dhe vlerësimi për këto të mira që na janë dhënë ne duhet të bëjmë shumë salivate për të gjatë ditës dhe natës së Xhuma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *