A e dini se në Ukrainë ka shumë shqiptarë dhe se ata i kanë ruajtur edhe traditat? Ja si e mësojnë gjuhën shqipe

Vladislav Ilchenko drejtues i organizatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” në një rr ëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, tregon sesi ruhet identiteti kombëtar i shqiptarëve të Ukrainës nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe në qytetet ku ka vendbanime shqiptare.

Gjuha shqipe mësohet si një opsion me zgjedhje në rajonin Zaporozhye në fshatin Devnenskoye në një shkollë publike, sipas një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në Ukrainë. Ka katër vendbanime në territorin e Ukrainës, 3 në rajonin e Zaporizhzhya, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka.

Georgieka është emëruar pas stërgjyshit tim, ai ishte organizatori i zhvendosjes nga rajoni i Odesës në fshatin Karakurt.

Ky është vendbanimi i katërt shqiptar në Ukrainë. Në rajonin e Odessa, në Karakurt, gjuha shqipe mësohet gjithashtu në klasat fillore, si në rajonin Zaporozhye. Tekstet shkollore ofrohen nga Shqipëria si pasojë e marrëveshjes mes dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *