E Çfare e bëri te buzëqesh në ënderr të Dërguarin e Allahut..?

E Çfare e bëri te buzëqesh në ënderr të Dërguarin e Allahut..?

Um Haram bint Milhan r.a ishte tezja e Profetit Muhamed a.s. Profeti a.s e vizitonte shpesh atë dhe ndonjëherë shplodhej apo dremiste në shtëpinë e saj. Një herë, profeti shkoi ta vizitonte, dhe ajo pasi i ofroi ushqim, filloi t’i përkëdhelte kokën. Profetin e zuri gjumi dhe pas pak kohe u zgjua duke buzëqeshur. Um Harami e pyeti, “Ç’të bëri të qeshësh O i dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj, “Në ëndërr m’u shfaqën disa pjesëtarë të umetit tim duke lu’ft uar në rrugën e Allahut, duke lundruar nëpër detëra si mbretër mbi frone. Um Harami i tha, “ O i dërguari i Allahut,lutju Allahut që të më bëjë prej këtyre njerëzve.”Profeti Muhamed a.s iu lut Allahut, mbështeti kokën në jastëk dhe vijoi të flinte.Pastaj ai u zgjua sërish duke buzëqeshur.Um Harami e pyeti sërish,“Ç’të bëri të qeshësh O i dërguar i Allahut?”Ai u përgjigj,“M’u shfaqën në ëndërr disa pjesëtarë të umetit tim duke lu’ftu ar në rrugë të Allahut.”Ai tha të njëjtën gjë që kishte thënë edhe më parë.Unë i thashë, “O i dërguari i Allahut!Lujtu Allahut të më bëjë nga këta njerëz.”Ai tha, “Ti do të jesh nga të parat!”. (Transmetuar nga Buhariu)

Shumë vite pas vd’ekjes së Profetit a.s, kur kufijtë e islamit kishin arritur në Siri dhe përtej, Muavija r.a që ishte guvernator për kohën që flasim, po përballej me probleme të shumta nga sul’met e bizantinëvë që përdornin Qipron si vendin ku nisnin flotën e tyre su’lm uese. Ai i kërkoi leje kali fit të dytë, Umerit r.a, që të ndërmerrte një sulm detar kundër Qipros për t’i dhënë fund sul ‘m eve bizantine, por Umeri nuk i dha leje.

Kur’ kalif u bë Othmani, Muavija arriti ta bindte se ishte e nevojshme të s ulm’onin Qipron për shkak të rrezikut bizantin. Muavija përgatiti një flotë që do të shkonte në Qipro dhe në krye të saj vendosi Ubade bin Saamitin. Ky ishte sulmi i parë detar në historinë e islamit.Um Harami ishte bashkëshortja e Ubade bin Saamitit. Ajo kërkoi me vullnetin e saj që t’i bashkohej këtij udhëtimi të rrezikshëm. Më në fund, lutja që Profeti kishte bërë për të përpara shumë vitesh do të shndërrohej në realitet.Pasi mposhtën anijet që ruanin ishullin, anijet muslimane u ankoruan në brigjet e Qipros. Kur muslimanët zbarkuan, Um Harami po kalëronte një kalë që papritur u frikësua dhe kërceu fuqishëm duke shkaktuar rrëzimin e Um Haramit në një pozicion të keq që i shkaktoi lëndime të rënda dhe më pas vde’jen në rrugën e Allahut. Sa i përket Qipros, burimet historike dëshmojnë se banorët e ishullit vendosën të negociojnë duke nënshkruar një traktat me shtetin e muslimanëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *