Pse lslami i ndalon të bërtiturat dhe zërin e lartë

Ndalimi nga e bërtitura dhe zëri i lartë

“…dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit.”
Lukman: 19

Pra, muslimani gjithmonë duhet të flasë me një zë të qetë, pa bërtitur dhe pa e ngritur më tepër se ç’duhet, sepse ngritja e zërit pa dobi është nga cilësitë e këqija që Allahu nuk i do dhe njerëzit që bërtasin i ka krahasuar me kafshët.

Muslimani kur bisedon me të tjerët nuk duhet ta ngrejë zërin më tepër se zëri i:

Prindit

Hoxhës

Mësuesit

Më të madhit se ai në moshë, etj.

Gjithashtu edhe kur bashkëbiseduesi i tij po përmend një ajet kuranor apo hadith nga Profeti alejhi selam, nuk i lejohet muslimanit që ta ndërpresë dhe as ta ngrejë zërin e tij mbi ajetin apo hadithin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *