Dashuri e vërtetë: U njohën në fëmijëri, çifti shqiptar gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh dhe martohen..!

U njohën në fëmijëri, çifti shqiptar gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh dhe martohen

Njiheshin nga mosha 5 vjeçare. Kishin edhe një foto kur ishin në këtë moshë, nga një dasëm. Të dy kishin kopjen e fotos. Por valët e jetës kishin bërë që për 13 vite të mos kenë kontakt me njëri tjetrin. 4 vite më parë ata e kishin gjetur njëri tjetrin dhe janë lidhur bashkë, për ta kurorëzuar dashurinë me martesë në gusht të vitit 2019. Nuk është kjo storje filmi, por histori dashurie e një çifti shqiptar, që e rrëfeu vet protagonistja Marigona Berisha.

Postimi i saj i plotë: Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *