Fito”3.600” Sevape Brenda Vetëm Katër Minutave

Fito”3.600” Sevape Brenda Vetëm Katër Minutave

Këto sevape mund t’i fitosh nëse Allahu ta mundëson t’i falësh dy rakate duha (namaz i paraditës).Për këto dy rekate të nevojiten rreth katër minuta dhe fiton 3.600 sevape. Ebu Dherri, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Për çdo nyje të trupit duhet të jepet sadaka.

Kështu, çdo tesbih ( Subhanallah ) është sadaka, çdo tahmid ( Elhamdulilah ) është sadaka, çdo teblil ( Laa ilaahe il-lallah ) është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhërimi në të mirë dhe ndalim nga e keqja është sadaka, por e barabartë me të gjitha këto është falja e dy rekateve para mesditës.”( Muslimi ). Një version tjetër i transmetimit thotë:”Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje duhet të japë sadaka.” Sahabët pyetën; ”Kush mund ta bëjë këtë o i Dërguari i Allahut ?”

Ai, salallahu alejhi ue selem, tha: ”Ai i cili e mbulon pështymën në xhami ( atëherë xhamitë ishin me rërë ), ose ai i cili largon pengesat nga rruga, por e barabartë me këto është falja e dy rekateve të paraditës(duha).”(Transmeton Ebu Davudi, Imam Ahmedi, Ibn Hibani dhe Ibn Khuzejma )Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje një sadaka dhe tek Allahu dhjetëfishohet sadakaja, kjo do të thotë 3.600 sevape.Në një ditë 3.600 sevape. Në një muaj 3.600 x 30 = 108.000 sevape.Marrë nga libri: “KODRA ME SEVAPE PËR PAK MINUTA”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *