Arratisja spektakoIare, i dënuari deI përmes tubit të ujërave të zeza

Një tregtar kinez ‘mallit’, i dënuar, u arratis nga qelia në periferi të kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, përmes një tuneli të ujërave të zeza, tha policia të hënën. Cai Changpan, 37 vjeç, i cili u dënua për kontrabandë të ‘mallit’, hapi një vrimë nga qelia e tij në në tubat e ujërave të zeza dhe arriti të dalë jashtë, u tha zëdhënësi i policisë së Xhakartës Yusri Yunus gazetarëve. Sipas një shoku të qelisë, ai kishte planifikuar arratisjen e 14 shtatorit për pesë deri në gjashtë muaj duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën burgut tha Yunus.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Indonezi Rika Aprianti tha se trafikanti, i cili gjithashtu përdor emrin Cai Ji Fan, e kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatë ndërrimit të rojeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *