Kush Janë Tre Njerëzit Që Allahu Ja Ka Bërë Detyrë Vetes T’i Ndihmojë Ata:

Kush Janë Tre Njerëzit Që Allahu Ja Ka Bërë Detyrë Vetes T’i Ndihmojë Ata:

Tre njerëz Allahu ja ka bërë detyrë Vetes t’i ndihmojë ata:Nga Ebu Hurejrah–Allahu qoftë i kënaqur prej tij –përcillet se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Tre njerëz Allahu ja ka bërë detyrë Vetes t’i ndihmojë ata: Robi që bën marrëveshje me zotërinë e tij për tu liruar, ai që martohet sepse kërkon të ruajë nderin (dëlirësinë) e tij, dhe ai që përpiqet në rrugë të Allahut”Transmetojnë autorët e suneneve, përveç Ebu Daudit.[1]Kjo sepse Allahu i Lartësuar ua ka premtuar atyre që shpenzojnë, se do tua zëvendësojë së afërmi. Dhe shpenzimin është përmendur në mënyrë të përgjithshme, por qëllimi i tij është shpenzimet që i do Allahu, sepse premtimi i Tij për zëvendësim vjen si shpërblim për shpenzimet që bëhen në gjëra që Allahu i do. Ndërsa shpenzimet që bëhen në gjërat që Allahu nuk i do, ose në mëkate, ose në shpërdorim (teprim) në gjëra të lejuara, Allahu nuk i ka premtuar zëvendësim për to askujt. Madje ato janë gjynah.

Ndërsa këta të tre që u përmendën në këtë hadith, janë prej gjërave më të mira që Allahu i do.Kështu: Përpjekja në rrugë të Allahut ësht kulmi i fesë dhe maja më e lartë e saj. Qoftë kjo përpjekje me ar’më apo përpjekje me dituri dhe argumenta. Shpenzimi në këtë rrugë do të rimbursohet nga Allahu, dhe ai që ecën në të do të ndihmohet prej Tij, dhe do t’i lehtësohen punët.Ndërsa robi që nënshkruan marrëveshje lirimi me zotërinë e vet, kjo është një gjë të cilën Allahu e ka urdhëruan në Kuran duke thënë:

“Nënshkruani marrëveshje lirimi me ta nëse dini ndonjë mirësi tek ata (robërit)” (Nur: 33). Dmth nëse njihni prej tyre devotshmërinë në çështjet e fesë dhe se janë të aftë për çështjet e dynjasë. Sepse zotëria është i urdhëruar ta pranojë këtë marrëveshje. Robi që bën marrëveshje lirimi dhe dëshiron ta zbatojë atë, dhe përpiqet të përshpejtojë fitimin e lirisë së tij që të jetë i lirë në çështjet e fesë së tij dhe në jetën e tij të dynjasë, Allahu e ndihmon atë, dhe ja lehtëson çështjet atij, dhe e furnizon andej nga nuk e pret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *