Unë Jam Më l Madh Se Muhamedi! Tha GjeneraIi l Forcave..

Një njeri tha: Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani! Djaloshi ia kthehu:Na vjen mirë dhe na nderon! Gjenerali i tha:Unë jam më i madh se i dërguari i juaj! Djaloshi i tha: Kush është i dërguari im? A e njeh atë?! U përgjigj: Po! Ti je musliman dhe i beson Muhamedit! Djaloshi i thotë: Po mirë, unë jam musliman, mirëpo çfarë të shtyri ty të pretendosh se je më i madh se ai! Gjenerali u përgjigj: Unë mundem ta rreshtoj një ushtri të plotë të përbërë nga njëzet mijë ushtarë, për më pak se dhjetë minuta!!

Djaloshi iu përgjigj duke i thënë:Nëse unë ti jap dy milion njerëz, sa kohë të duhet t’i rreshtosh në resht!U përgjigj:Nëse janë nën kontrollin tim, je i bindur se nuk do të zgjasë rreshtimi i tyre më tepër se dy orë! Djaloshi ia kthehu: Edhe nëse nuk e flasin një gjuhë! Dhe nuk janë një moshë!Dhe janë nga gjitha vendet e botës! Si do t’i rreshtosh në rresht me precizitet! U përgjigj duke u tallur: E pamundur është të rreshtohen kështu!

Djaloshi iu përgjigj: Shiko kah ekrani im!Dhe shiko ka Kibleja ime!Dhe shiko kah shtëpia e Zotit tim!Dhe shiko kah mysafirët e Zotit tim!Ata kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës.. dhe me zërin e imamit kur thotë “rreshtohuni”, rreshtohen rreth dy milion njerëz nga falësit e namazit, pa gjeneral ushtarak, e pa mbikëqyrës dhe pa ligj!Djaloshi i tha: Kjo është feja e jonë! Kjo është trashëgimia e Pejgamberit tanë dhe të Dërguarit tanë me të cilin ti tallesh. Ai ka vdek’ur, mirëpo ligjet e tij ende vazhdojnë deri më sot dhe do të mbeten deri Ditën e Kiametit!Nuk ka njeri më të madh se ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *