Lutja (Duaja) qe duhet te besh kur deI nga shtepia..!

Transmetohet prej Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë:

“Kur një person del nga shtëpia e tij dhe thotë:

“Bismil-lah, teuekeltu àla Allah ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah”.

(Me emrin e Allahut, iu mbeshteta Allahut dhe nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Allahut).

I thuhet këtij personi: U udhëzove, u mjaftove dhe u ruajte, shejtani largohet prej tij dhe i thotë një shejtani tjetër: Çfarë mund t’i bësh një personi që është udhëzuar, i mjaftuar dhe i mbrojtur”.

📚 Transmeton Ebu Daud, Tirmidhiu dhe e ka saktësuar imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.
Brulind Callari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *