SubhanAllah E jashtëzakonshme: U dhëtoi 9 mijë km në këmbë për të shkuar në Haxh

Një 28 vjeçar nga Indonezia, ka bërë një s akrificë të jashtëzakonshme për të shkuar në Haxh. Mochammad Khamim Setiawan, ka udhëtuar plot 9 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekkë, ku edhe do ta kryej obligimin fetar. I veshur me një bluzë të thjeshtë, ai ka thënë se po niset për Mekkë në këmbë duke besuar plotësisht të Zoti.

Ai u nis nga qyteti i tij i lindjes dhe udhëtimi i mori një vit. Indonezia, Malajzia, Tajlanda, Myanmar (Burma), India, Pakistani, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin vendet që kishte përshkruar në këmbë për të arritur në Arabinë Saudite. Siç shkruan ilmfeed, përcjell Telegrafi, Khamimi shpesh agjëronte gjatë ditës dhe preferonte të udhëtonte natën. Gjatë udhëtimi ai ka fjetur në xhami dhe shtëpitë të ndryshe, ndonjëherë duke kampuar edhe në pyje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *