5 Sprovat Për Të Cilat Na Lajmëroi Muhammedi (Sal-lAllahu Alejhi we Selem)




Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri r.a. se ka thënë: „I Dërguari i Allahut savs u kthye kah ne (sahabët) dhe tha:“O ju grup i muhaxhirëve, i lutëm Allahut për mbrojtje nga pesë gjëra me të cilat njerëzit do të sprovohen, e që ju të mos i përjetoni:1. Kurrë nuk do të paraqitet imor’aliteti në mesin e njerëzve të cilët do ta bëjnë publikisht, e që Allahu të mos dërgojë që në mesin e tyre të shfaqen sëm’undje ngjitëse të cilat nuk kanë qenë të njohura për brezat e tyre të mëparshme;




2.Nuk do të fillojnë njerëzit të heqin dhe mashtrojnë në peshë dhe masë, e të mos i godas uria, skamja, krizat dhe padrejtësia e sunduesve të tyre;3. Nuk do të ndalojnë njerëzit dhënien e zekatit në pronën e tyre, e të mos u privohet shiu nga qielli, dhe po të mos ishin kafshët, shiu kurrsesi nuk do të binte;4. Nuk do ta ndërpresin njerëzit lidhjen me Allahun dhe të dërguarin e Tij, e që Allahu të mos bëjë që mbi ta të sundojë armiku, i cili do t’ua rrëmbejë pasuritë që i kanë në posedim;




5.Dhe kur udhëheqësit e tyre nuk do të gjykojnë sipas Librit i Allahut, dhe do të zgjedhin vetëm diçka nga ajo që ka shpallur Allahu, Allahu do të bëjë që mes tyre të futet përçarja dhe grindjet.” (Ibn Maxhe, Bejhekiu)Në këtë hadith Pejgamberi savs i thekson pesë mëkatet e njeriut të cilat do të shfaqen në këtë botë, dhe i paralajmëron shokët e tij mbi pasojat e rrezikshme që shkaktojnë dhe mbi dënimin që sjellin në këtë botë.



