Ae dini si ishte fizionomia (pamja fizike) e Profetit Muhammed (alejhi selam)?




Ae dini si ishte fizionomia (pamja fizike) e Profetit Muhammed (alejhi selam)?
As’habët (shokët e Muhamedit alejhi selam.), të cilët kanë jetuar me të, siç kanë qenë, për shembull, Ebu Bekri r.a., hazreti Aliu etj, tregojnë se Muhammedi a.s. ka qenë me trup mesatar, me fytyrë të çelë e pak zeshkanë, me sy të zi e të mëdhenj, me vetulla të holla e të gjata, me madhësi mesatare të gojës prej së cilës shpesh shkëlqenin si margaritarë dhëmbët e tij të bardhë pak të rrallë, me hundë të drejtë në mes pak të ngritur, me ballë të lartë, me flokë të gjata pak kacurrela, me mjekër të shpesht dhe të zezë, me qafë të gjatë dhe të bardhë, me gjoks të gjerë, me muskuj shumë të fortë, me krahë të gjatë e pëllëmbë të gjera, me tabane të fortë, me lëkurë mjaft të limuar e të butë.




Të gjitha shqisat trupore i ka pasur jashtëzakonisht të zhvilluara, e dëgjonte zërin shumë larg. Po ashtu e ka pasur mjaft të zhvilluar të pamurit.Mirë i dallonte gjërat e imta prej shumë larg. I shihte disa yje, që të tjerët vështirë se i shihnin. Zërin, gjithashtu e ka pasur të fortë dhe të këndshëm. Kjo posaçërisht vërehej kur lexonte Kur’an me zë.Gjithmonë dukej i lumtur dhe fytyrëqeshur.Me çdokë ishte i njerzishëm.




Për te ishin plotësisht të barabartë i pasuri si dhe i varfëri. Fjalimin e çdo kujt mirë e dëgjonte dhe nevojën çdo kujt ia plotësonte. Posaçërisht me të varfërit dhe të doptit sillej mirë, dhe gjithmonë i mbronte dhe i ndihmonte. Asgjë nuk mund të krahasohet me bujarinë dhe fisnikërinë e tij.Xhabir ibn Abdullahu thotë: Kur dikush ka kërkuar ndihmë prej Muhammedit a.s. ai asnjëherë nuk e ka refuzuar, askujt nuk i ka thënë: Nuk kam apo nuk të jap. Posaçërisht shumë iu ka ndihmuar të varfërve në muajin Ramazan.Kur e takonte dikë, jepte i pari selam, bile edhe fëmijëve të vegjël.



