Diaspora po e mbanë gjallë shqiptarinë. Kanë thyer rekordin e dërgimit të parave..!

Mërgimtarët shqiptarë kanë thyer rekordin e dërgimit të parave në Kosovë. Sipas të dhënave të BQK për muajin korrik, diaspora ka dërguar rreth 18 milionë euro më shumë se sa muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në korrik 2020, në Kosovë u sollën 91.6 milionë euro nga diaspora, kurse një vit më herët 73.9 milionë euro.

Gjermania është shteti prej ku dërgohen më së shumti para, pastaj vijon Zvicra. Rritja e remitencave është për 1.3% më e madhe se në vitin e kaluar, 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *