E rrallë / Lindi një vajzë, tre persona paraqiten si baballarë në repartin e Gjinekologjisë




E rrallë / Lindi një vajzë, tre persona paraqiten si baballarë në repartin e Gjinekologjisë
Një histori e çuditshme ka ndodhur në Palermo të Siçilisë në Itali. Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë erdhi në jetë një vajzë ku pas lindjes së saj u paraqitën në repart tre aspirantë për baballarë.
Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre aspirantë të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje. Situata u bë tejet konfuze duke bërë që të tre aspironin atësinë foshnjës.




Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Bëhet fjalë për tre djem të moshës 31 vjeçare ku për menaxhimin e situatës u lajmërua po.licia. Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës një vajzë 24 vjeçare i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijët.
Mjekët e nxorën nga spitali vajzën bashkë me foshnjën dhe babanë e vërtetë të vajzës duke lënë me gisht në gojë dy të tjerët.
Gjithë konfuziteti lindi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit.
Lajmi po bën bujë në rrjetet sociale ndërsa nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.



