EkskIuzive/ Pamje nga momenti i ‘eIim inimit’ të 71-vjeçarit në EIbasan




Policia ka arritur të neutralizojë 71-vjeçarin Lefter Zhidru i cili për 5 orë tmerroi banorët. Më poshtë jepen pamjet nga shkëmbimi i zjarrit mes tij dhe forcave RENEA, pasi ai rezistoi dhe iu përgjigj negativisht thirrjeve për t’u dorëzuar. Ai u ‘eliminua’ në kuzhinën e banesës së tij, teksa monitorohej edhe me snajper. E gjitha nisi rreth orës 13 mesditën e sotme, ku Zhidru pati një sherr me bashkëshorten e tij dhe tentoi ta qëllonte. Madje ai doli duke qëlluar në ballkon dhe për pasojë lëndoi dy të rinj.
Këto janë pamjet ekskluzive për JOQ Albania nga momenti i ‘qërimit’.