Erë dhe Stuhi ! Alarm i verdhë për 7 rajone në 24 orët e ardhshme

Erë dhe Stuhi ! Alarm i verdhë për 7 rajone në 24 orët e ardhshme

Italia është në alarm pasi në orët e ardhshme parashikohen akoma luhatje të forta të motit që mund të sjellin stuhi të forta, erëra e përmbytje. Shkaku i kësaj dallge të motit të keq lidhet me presionin e lartë që vjen nga Afrika që do të lejojë hyrjen e masave të ftohta të ajrit në tokat e nxehta. Kontrasti mes ajrit të ftohtë dhe atij të nxehtë .

Sipas meteo.it fillimisht nga mot i keq do të preket zona e veriut, duke u ndjekur më pas në shumë zona të ultësirës padane. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka publikuar një buletin alarmi të verdhë për ditën e sotme për 7 rajone të Italisë. Janë në vëzhgim të rreptë Piemonte, Lombardia, Trento, Veneto, Emilia Romagna, Toscana dhe Marche.

Në këto zona në orët e ardhshme moti do të fillojë të japë sinjale përkeqësimi edhe pse mbi të gjitha mot i keq do të jetë në orët e pasdites dhe gjatë natës. Situata pritet të përkeqësohet ditën e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.