Kjo është ora (Koha) e përgjigjes së lutjes në ditën e XHUMA..! Mos te kaloj pa ju lutur Zotit.

Kjo është ora e përgjigjes së duasë (lutjes) ditën e xhuma

Pas mbarimit të namazit të xhumasë nuk mbetet gjë tjetër prej angazhimeve të saj, veçse shfrytëzimi i orës së pranimit të duasë në këtë ditë -siç ka ardhur në hadithet e sakta-, prej tyre:Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se ka dëgjuar profetin -alejhi selam- duke thënë: “Në ditën e xhuma ka një orë, gjatë së cilës kushdo që qëllon duke u falur dhe i lutet Allahut për diçka ia jep atë”[1].Në lidhje me caktimin e kësaj ore janë disa mendime në mesin e dijetarëve të islamit, por dy mendimet më me bazë janë si më poshtë:Mendimi i parë: Ora e përgjigjes së duasë është koha kur imami ulet në minber derisa të mbarojë namazi i xhumasë.Ky mendim mbështetet në një hadith,ku

Abdullah bin Umr-radiallahu anhu- pyet Ebu Burden, të birin e Ebu Musa El-Esh’arij -radiallahu anhu-:“A e ke dëgjuar babanë tënd të thotë ndonjë gjë nga profeti -alejhi selam- për orën e xhumasë? Ai i thotë: E kam dëgjuar atë duke thënë se e ka dëgjuar profetin -alejhi selam- të thotë:Ajo (orë) është mes kohës kur imami ulet në minber deri kur mbaron namazi”[2].Kjo përgjigje mendohet të mos jetë nga profeti -alejhi selam- dhe imam Muslimi,i cili e ka transmetuar atë,është kritikuar për përfshirjen e këtij hadithi mes haditheve të profetit -alejhi selam-,sepse ky hadith sipas një transmetimi tjetër shfaqet si mendim i EbuMusa El-Esh’arij-radiallahu anhu dhe jo fjalë profetike.Kështu citon imami i madh i hadithit Derakutni dhe e pason atë imami i hadithit në kohën tonë sheikh Albani-Allahu e mëshiroftë-[3].Mendimi i dytë:Ora e përgjigjes së duasë është ora e fundit e xhumasë para perëndimit të diellit.Ky mendim mbështetet te një hadith i Xhabir bin Abdilahradiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë:“Dita e xhumasë është 12 orë. Nuk ka mysliman që i lutet Allahut për diçka veçse ia jep atij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas ikindisë”[4].

Mendimi i dytë është mendimi më i saktë i dhënë për këtë çështje dhe kjo për disa arsye:E para: Hadithi i Ebu Musa El-Esh’arij -radiallahu anhu-, në të cilin mbështetet mendimi i parë mund të mos jetë fjalë e profetit -alejhi selam- por fjalë e vet Ebu Musa El-Esh’arij -radiallahu anhu-, ndërsa hadithi i Xhabirit -radiallahu anhu- është padyshim fjalë profetike, sepse nuk kritikohet nga ana e zinxhirit të transmetimit të tij.E dyta: Ky mendim përkrahet edhe nga fjala e një sahabiu të nderuar Abdullah bin Selam -radiallahu anhu- i cili e konfirmon caktimin e kësaj ore edhe te librat e mëparshëm të Allahut,sepse ai njihet për diturinë e tij në lidhje me ato libra.Ebu Hurejra-radiallahu anhu- tregon se është takuar njëherë me Kab El-Ah’bar(tabi’in i njohur gjithashtu për njohuritë e tij në lidhje me librat e mëparshëm të Allahut) dhe kanë biseduar me të në lidhje me orën e përgjigjes së duasë ditën e xhuma. Ai thotë:“Kabi më tha Ajo është një ditë në vit.Unë i thashë:Jo.Ajo është çdo xhuma.Atëherë Kabi lexoi Teuratin dhe më tha:Të vërtetën ka thënë i Dërguari i Allahut.Pastaj takova Abdullah bin Selamin -radiallahu anhu-dhe i tregova për bisedën time me Kabin në lidhje me xhumanë dhe se Kabi më tha: Ajo është një ditë në vit.Ai më tha: E ka gabim Kabi. I thashë:Ai pastaj lexoi Teuratin dhe më tha se është në çdo xhuma. Ai më tha: Mirë e ka Kabi.

Pastaj Abdullah bin Selami më tha: Unë e di se cila orë është ajo. I thashë: Ma trego dhe mos u trego koprrac ndaj meje! Ai më tha: Ajo është ora e fundit e ditës së xhuma. I thashë: Si mund të jetë ora e fundit e ditës së xhuma, ndërkohë profeti -alejhi selam- ka thënë: [Nuk rastis në atë moment ndonjë rob mysliman duke u falur] dhe ajo është kohë që nuk lejohet në të falja. Ai më tha: A nuk ka thënë profeti -alejhi selam-: Kush ulet në ndonjë mexhlis duke pritur namazin është në namaz derisa sa ta falë atë? I thashë: Sigurisht që po! Ai më tha: Atëherë, kjo është”[5].E treta: Ora e fundit e ditës së xhuma është edhe ora kur u krijua Ademi -alejhi selam- dhe Allahu i madhëruar i kërkoi melaikeve t’i bien atij në sexhde, siç ka ardhur në një hadith tjetër të Ebu Hurejres -radiallahu anhu- ku thuhet se profeti -alejhi selam- ka thënë:“Allahu e krijoi Ademin ditën e xhuma pas ikindisë, në orën e fundit prej orëve të ditës së xhuma mes ikindisë dhe natës (d.m.th: perëndimit të diellit)”[6].

Kështu, kjo orë i përshtatet veçorisë më kryesore të ditës së xhuma dhe që është krijimi i Ademit -alejhi selam- babait të njerëzimit dhe prandaj u është dhënë atyre si kohë e pranimit të duasë.[1]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.[2]E transmeton Muslimi.[3] Shih librin “Ilel Ed-Darakutnij”:7/212 dhe librin “Daif Ebu Daud” i sheikh Albanit: 1/397.[4] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh El-Albani[5]E transmeton Maliku,Ahmedi,Ebu Daudi,Tirmidhiu,Nesaiu dhe e saktëson sheikh Albani.[6]E transmeton Muslimi.Dr.Abdullah Nabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *