Babai “hero”: Rrit i vetëm fëmijën me sindromën down..!




Në gjithë botën numërohen me mijëra femijë me sindromën down. Dhe përsa iu përket prindërve, është vërtetë një sfidë për të rritur këta fëmijë. Duke marrë parasysh sjelljen, shumë prej tyre përfundojnë në kujdestari. Por ka prindër që janë të bindur se të kesh një fëmijë të veçantë është një bekim, jo një barrë. Evgeny Anisimov është një baba rus, i cili i vetëm po rrit djalin e tij Misha, me Sindromën Down. Misha është një fëmijë shumë i mbarë dhe i dashur shprehet babai herë pas here. Kur Evgeny dhe gruaja e tij po përgatiteshin të prisnin djalin e tyre, pikërisht në minutat e para pas lindjes së foshnjës, prindërit dëgjuan një lajm të tmerrshëm nga mjeku: “Kam frikë se fëmija juaj ka një Sindromë Down”.




Dhe më pas u zbulua se Misha i vogël kishte pneumoni dhe mjekët po luftonin për të shpëtuar jetën e tij. Mamaja e foshnjës nuk ishte e gatshme për të rritur këtë fëmijë, ajo këmbënguli se ata kishin nevojë ta dërgonin në një jetimore. Por Evgeny ishte i palëvizshëm në vendimin e tij edhe nëse kjo do të thoshte shembjen e familjes së tij, ai do të merrte të gjithë përgjegjësinë dhe do të rriste fëmijën vetëm. Ai dhe gruaja e tij së shpejti u ndanë dhe jeta e re e këtij “babai-nënë” filloi. Por ky baba beqar mori një mbështetje të madhe edhe nga miqtë e tij.




Që kur lindi Misha, babai i tij ka dëgjuar shumë mendime gjykuese dhe të ashpra. Por miqtë e vërtetë, mbetën të vërtetë dhe filluan të merrnin pjesë aktive në jetën e kësaj dyshe babë-bir. Ata kanë dërguar dhurata dhe gjëra që janë të nevojshme për kujdesin e përditshëm të foshnjës dhe shpesh vijnë për të vizituar Mishan, e për të parë se si po rritet ky zotëri i vogël. Rutina e familjes është e vendosur që të bëjë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur për të ndihmuar zhvillimin fizik të Mishës. Masazhet, aktivitetet fizike dhe lojërat janë bërë aktivitetet kryesore në jetën e Mishës dhe babait të tij.



