Ky është trimi me motoçikIetë që i bëri “Komitat” maqedonas t’ia mbathin me të katra (VlDEO)




Videoja më virale dy ditët e fundit, ku dasmorët shqiptarë me shumë trimëri iu vunë në ballë provokimit të huliganëve maqedonas, në Shkup, zbuloi një protagonist me motoçikletë, raporton JOQ. Në pamjet e ngjarjes, kur ai i pari iu afrua turmës maqedonase që kërkonte shqiptarin e vdekur, protagonisti shihej nga mbrapa me motoçikletën e tij dhe flamurin kuq e zi. I njëjti sot ka dalur me një video në rrjete sociale me mesazh domethënës, kundër gjuhës së urrejtjes. Trimi, motoçiklisti me flamurin kuq e zi, nëpërmes prezantimit të tij porositë për mosshpërndarjen e gjuhës së urrejtjes. Heroi i ngjarjes është Adnan Abdullahu nga Shkupi.



