Ne që kur filluam me praktikimin e kësaj këshille pasuria na vinte nga të gjitha anët !

Ne që kur filluam me praktikimin e kësaj këshille pasuria na vinte nga të gjitha anët !

Para tre vitesh, vizitova një shoqe të dashur pasi që ishte martuar. Jetonin në një apartament të vogël në afërsi të familjes së burrit të saj. Pas asaj vizite nuk u takuam gjatë, por ishim në kontakt vetëm përmes celularëve.Bisedonim rreth gjërave dhe ndodhive të reja. E dija që situata materiale kishte filluar t’u përmirësohej dhe se bashkëshorti i saj kishte filluar njëfarë biznesi.Pas një kohe kisha rastin t’i vizitoj sërish, por tani shtëpia e tyre ishte në kryeqytet në pjesën elite Që kur hyra në shtëpi, vetëm shqiptoja:“MashaAllah tebarekallah”.

U befasova me madhësinë e shtëpisë dhe mobilet e shtrenjta që mund ti blejnë vetëm të pasurit. U ulëm dhe filluam të bisedojmë.Bëj dua që Allahu t’u japë bereqet dhe i pyeta për ndryshimin e madh, ndërsa ajo u përgjigj:“SubhanAllah, desha të të flas rreth kësaj. Unë dhe burri im para dy vitesh vendosëm një arkë në dhomën e fjetjes dhe çdo ditë kur zgjoheshim vendosnim diçka, një euro, dy, tre Me rëndësi që të vendosnim diçka me qëllim që të jemi të përfshirë në hadithin e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu ‘alejhi ue sel-lem, në të cilin qëndron: “Nuk ka asnjë ditë në të cilën gdhihen robtë e Allahut e të mos vijnë dy melekë, njëri prej tyre thotë: “O Zot, shtoja pasurinë bujarit!”Tjetri thotë: “O Zot, shkatërroj koprracin.” (Hadith)

Dhe në fundjavë, burri im hapë arkën dhe merr paratë pa mos e ditur sa ka brenda,i vendos në xhepin tij dhe i shpërndanë si sadaka pas namazit të xhumasë.Këtë këshillë e morëm nga interneti. Betohemi në emër të Allahut, që kur filluam praktikumin e kësaj këshille, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët.Të vërtetën ka thënë i Madhëruari:“Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.” [El-Bekare, 245]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *