Ja Një Lutjet E Shërimit…




Një Lutjet E Shërimit…
Lutjet e shërimit.Uthman ibën As eth-Thekafiu iu ankua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dhimbjen që kishte në trup që nga dita që jam bërë musliman.Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha:“Vëndo dorën në vendin ku të dhemb dhe thuaj: tre herë bismilah, pastaj shtatë herë thuaj:Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru- kërkoj strehim te Allahu dhe Fuqia e Tij nga e keqja që e ndjej dhe ruhem prej saj”.(Muslimi dhe të tjerët.)




Enesi, radiallahu anhu, i thotë Thabitit, rahimehullah: a do të lexoj lutjet e shërimit (rukje) ashtu siç na i lexonte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem?Thoshte: idhebil-bes, rabin-nas, ishfi ente Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen- largoje sëmundjen o Zot i njerëzve, shëro, sepse Ti je Shërues dhe s’ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk e braktis asnjë sëm’undje”.(Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe.)



